Në prangat e policisë kanë rënë S. Th. 15 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj. Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J. B., 29 vjeç, banues në Durrës dhe M. P. 23 vjeç, banues në Durrës.
NJOFTIMI I PLOTË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:
S. Th. 15 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi i mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj. Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J. B., 29 vjeç, banues në Durrës dhe M. P. 23 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja në rrethane të tjera cilësuese në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










