Durrës, tregtim i mishit jashtë
kushteteve, bllokohen 6 subjekte

Durrës, tregtim i mishit jashtë<br />kushteteve, bllokohen 6 subjekte
TIRANË - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka nisur inspektimet e radhës me grupin e task-forcës në Qarkun e Durrësit, për përcaktimin e rregullave për therrjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit.

Burime nga AKU bëjnë të ditur se nga inspektimet në rrugën nacionale Fushë Krujë- Milot, që njihet si një nga zonat më problematike lidhur me tregtimin e mishit, u kontrolluan 12 subjekte të tregtimit të mishit.

Për arsye të mos plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe të mungesës së plotë të standarteve të therrjes dhe tregtimit të mishit u bllokuan 6 subjekte, ndërsa masa administrative u morën ndaj dy subjekteve si dhe u konfiskua 20.5 kilogram mish si dhe 20 pako me qofte.

Objekt i këtij aksioni ishte vendosja e rregullave për therrjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre, si dhe përcaktimi i proçedurës për parandalimin e shkeljeve, monitorimin dhe marrjen e masave për zbatimin e këtyre rregullave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit