Një person është gjetur i vetëvrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Durrësit. Një 45-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, për arsye që ende nuk dihen. Policia e Durrësit bëri të ditur se A. Haxhia, është gjetur i vetëvarur nga familjarët në apartamentin e tij.

Sipas policisë, Haxhia nuk kishte arsye të njohura për vetëflijim. Inspektorët e policisë kanë gjetur pranë viktimës një letër lamtumire.

45-vjeçari kishte në pronësi një restorant pranë godinës së Universitetit të Durrësit. Forcat e policisë po punojnë për të zbardhur motivet e vetëvarjes.