Durrës, zbulohen mbi 36 varre
të periudhës helenistike
Nga gërmimet e ditëve të fundit në një shesh ndërtimi, arkeologët mbikëqyrës të punimeve kanë zbuluar një varrezë me dhjetë varre helenistike që datojnë nga periudha e shekullit të dytë para erës sonë e deri në atë të antikitetit tonë të shekullit të katërt.
DURRES - Nga gërmimet e ditëve të fundit në një shesh ndërtimi, arkeologët mbikëqyrës të punimeve kanë zbuluar një varrezë me dhjetë varre helenistike që datojnë nga periudha e shekullit të dytë para erës sonë e deri në atë të antikitetit tonë të shekullit të katërt.
Mbikëqyrësi i zbulimeve arkeologjikë Surja Lela, tha se nga kërkimet e deritanishme janë zbuluar mbi 36 varre në të cilët janë gjetur eshtra skeletore, të vendosur në drejtimin lindje- perëndim që datojnë nga shekulli i dytë para erës sonë e deri në shekullin e katërt të erës sonë.
Sipas tij, zbulimi arkeologjik është i një rëndësie të veçantë, për vetë tipet e varreve të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme.
Lela sqaron se mes këtyre varreve ka karakteristika të përbashkëta, por edhe anë të veçanta të cilat do të jenë objekt studimi për arkeologët, siç janë varret me konstruksion me tulla, me tjegulla në formë çatie, me urna prej guri gëlqeror si dhe me urna amforash dhe enë qeramike.
Pranë varreve, sipas Lelës, nuk janë gjetur stoli, por sende të tjera me vlerë arkeologjike, çka tregon më së miri periudhën e datimit.
Duke pasur parasysh faktin se këtu është zbuluar një fond shumë i pasur arkeologjik, drejtuesit e saj kanë kërkuar shtyrjen e gërmimeve dhe studimit e të gjithë zonës, deri në inventarizimin dhe koleksionimin e të gjithë objekteve arkeologjike.
Pas zbulimit të plotë të varreve, nga ana e specialistëve të arkeologjike do të bëhet inventarizimi dhe dokumentimi i plotë i objekteve, për t’i kaluar më pas antropologëve, të cilët do të nisin studimet përkatëse. Ndërsa një pjesë e objekteve të ekspozueshme do t’i shkojnë muzeut të qytetit, me qëllim që të jenë të vizitueshme për personat e interesuar.
(ma.br/gm/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.7%
-
Pak
40.6%
-
Aspak
32.7%
Vota total: 1931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vëllezërit e pamposhtur Bakaj, në Lezhë për dy titujt ndërkombëtarë të boksit
28 Korrik, 14:05
-
Rama batuta në Kongresin e PS: Helena do jetë kryetarja! Dëshmitar Pandi i pavdekshëm, ua gjen varret të gjithëve në Sharrë e Tufinë se është mik me lali Erin
28 Korrik, 13:56
-
Sa do të rrijë PS ne në pushtet? Rama: 50 vjet? Pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon
28 Korrik, 13:43
-
Rama mesazh ‘tradhtarëve’: Kam njohur shumë të paudhë, tjetër më thonin në sy, e ndryshe bënin pas shpine
28 Korrik, 13:42
-
‘Deputeti që Duam’, Rama në Kongres: Një derë e re për ata që duan të trokasin në PS, pa frikën se u del ndonjë i shëndosh e u thotë ‘ca do më vëlla, ik’
28 Korrik, 13:38
-
Vullnet Sina përlotet pasi Rama e vlerësoi në Kongres: Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale
28 Korrik, 13:26
-
Nuk mungon që nga viti 1988, njihuni me personin e vetëm që ka marrë pjesë në 10 Olimpiada radhazi
28 Korrik, 13:26
-
Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve të PS: Shkojnë në bazë vetëm për të bërë foto! Që kur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna
28 Korrik, 13:24
-
Rama në Kongres: Do krijojmë skuadrën e re kombëtare për zgjedhjet 2025! Thirrje shqiptarëve: Kandidoni në platformën ‘Deputeti që Duam’, ta çojmë vendin në BE
28 Korrik, 13:19
-
Rama: Konflikti politik e ktheu kuvendin në një vend ç’edukues! Berisha e katandisi PD në çisternë të helmuar
28 Korrik, 13:06
-
Prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’, ministrja Muzhaqi: Aplikantët do angazhohen në terren
28 Korrik, 13:05
-
Xhafaj mbështet Ramën: Të lëmë mënjanë rivalitetin, na duhen njerëz të rinj në parti! Projektin çoje para me çdo çmim
28 Korrik, 13:00