Durrës, 2 të rinj vdesin në
aksident të tragjik,  1 plagoset

Durrës, 2 të rinj vdesin në<br />
aksident të tragjik,  1 plagoset<br />
<br />
DURRES - Dy të rinj njëri 22 vjeç dhe tjetri 17 vjeç humbën jetën, ndërsa 1 u plagos, në një aksident tragjik, të ndodhur rreth orës 12:30 minuta në mes kryqëzimit të 4 rrugëve të Shijakut dhe fshatit Rrashbull.

Makina në të cilën udhëtonin 3 të rinjtë, po ecte me shpejtësi dhe përplasja me bordurën ka qenë aq e fortë sa makina është ndarë përgjysmë.  Një pjesë e makinës tip Benz ngjyrë e zezë me targa Dr 61 65 D, ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Pak minuta më pas policia konfirmoi se janë 2 viktima, ndërsa nga spitali i Durrësit u informua se kishte mbërritur dhe një person i plagosur.

"Trupat e viktimave ndodhen ende në rrugë" - tregonte korrespondenti Artur Korriku nga vendi i ngjarjes (ora 13:00).

shperthimi i makines durres

IDENTIFIKIMI I VIKTIMAVE
Më pas u bë dhe identifikimi i viktimave. Njëri prej tyre është Fatjon Çyrbja, 22 vjeç,  banues në Katundi i Ri, në Shijak, ndërsa viktima tjetër është Pëllumb Hoxha, 17 vjeç, banues në plazh Durrës. I plagosur është Xhuliano Çyrbja, 17 vjeç, nga fshati Sallmonë i Shijakut.  Xhuliano fillimisht u raportua i vdekur, por më pas u sqarua se ishte i plagosur dhe ndodhej në spitalin e Durrësit. 

Viktima dhe i plagosuri kanë të njëjtin mbiemër, por nuk konfirmohet ende lidhja e gjakut mes tyre.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin, dhe se të rinjtë kishin konsumuar alkool.

Lajmi në përditësim fillimisht u publikua në 12: 43
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim