20 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare e Durrësit ku një person është shpallur në kërkim dhe një tjetër është prangosur.
 
Sipas policisë bëhet e ditur se, në pranga ka rënë Neshet Alushi  57 vjeç,  pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në vijën e dytë,  në autobuzin tip Iveko me targa AA 117 NA, me drejtues Neshet Alushi, në pjesën  e  bagazhit i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës material rreth  20 kg  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
 
Gjithashtu,  u bë shpallja në kërkim  dhe po punohet për kapjen e O.A. 32 vjeç.

foto droge durres

foto droge durres

foto droge durres

foto droge durres

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)