VIDEO/ Durrës, gjenden 250 mijë euro të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia me medikamente! Arrestohet shoferi

DURRES -  Mbi 250 mijë euro të padeklaruara dhe medikamente janë gjetur në një furgon në portin e Durrësit.

Furgoni vinte nga Italia dhe brenda saj mes medikamenteve u gjetën eurot të cilat ishin të vendosura në tufa të lidhura me llastiqe dhe të ndara në disa qese. 

Në një qese prej letre shkruhej shuma 100 mijë euro. Nga ndarja e parave duket që ishin porosi për persona të ndryshëm dhe shoferi kishte qëllim futjen e tyre në Shqipëri pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

"Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 4", i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Muhamet Hoxha 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i cili vinte nga Italia dhe kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi" informoi sot Policia. 

 

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa Hoxha do të hetohet për tre akuza “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Hetimet do i kalojnë Prokurorisë së Durrësit.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 24/09/2023 22:46

    Çdo dite ne Durres hyjne makina me euro, dhe kete e lejojne vet autoritetet, e kapin ndonje kot me kot gjasme po punojne.

    Përgjigju
  • Or tej: 23/09/2023 13:09

    Ore ngeli duke u forcu Leku me Euron or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë