Durrës, 26 vite burg për vrasje
e grabitje në Itali, pranga Balliut

DURRËS - I kërkuar prej vitesh për vrasje nga drejtësia italiane, arrestohet në Durrës Elton Balliu. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit, kanë bërë të ditur se, arrestimi është bërë gjatë natës pas një operacioni të realizuar në bashkëpunim edhe me forcat speciale.
 
“Në orën 21:30, është bërë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i Elton Balliu, 34 vjeç, banues në lagjen numër 18 në Durrës”, kanë bërë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Durrësit.

I arrestuari Elton Balliu, gjatë kryerjes së një grabitjeje në Terlizzi, Itali, më datë 14.06.2001, ka goditur me thikë shtetasin Italian Gioacchino Aprile, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit.

Balliu ishte person i shpallur në kërkim  ndërkombëtar pasi në datën 25 mars 2005, është lëshuar një urdhër ndalimi nga drejtësia italiane.
 
“Urdhri i ekzekutimit numër 117/2005 i lëshuar nga R.E.S Itali në datën 25 mars 2005, pasi është dënuar me 26 vjet burg për veprat penale të vrasjes dhe vjedhjes me armë”, bën të ditur policia në një njoftim për median.
 
Pas arrestimit, dosja me materialet proceduriale të përpiluara në lidhje me këtë arrestim, i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë