DURRËS - Një vajzë 27-vjeçare e dehur cila ishte përfshirë në një konflikt në orët e vona të së premtes, ka kundërshtuar e më tej goditur me grushte punonjësen e policisë gjatë shoqërimit të saj në komisariat.
S.B me banim në Durrës ishte bërë pjesë e një sherri në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar. policia e njoftuar për ngjarjen, bëri shoqërimin e saj në ambientet e komisariatit, por 27-vjeçarja ka kundërshtuar duke dhunuar efektiven. Të resë i është bërë testi i alkoolit ku rezultoi në masën 0.47 mg/l.

Vajza u arrestua për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Kontrollet e policisë në akset rrugore e lokale të qytetit janë shtuar së fundi në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Kontrollet e policisë janë fokusuar edhe në ndalimin e shoferëve të papërgjegjshëm që udhëtojnë në gjendje të dehur ose që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë aksionit në orët e vona të mbrëmjes janë pezulluar tre leje drejtimi në qytetin e Durrësit, për shkak se shoferët nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

FOTO