DURRËS- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në portin e Durrësit, ku një 39-vjeçar në timonin e një 'Land Roveri' ka kundërshtuar policinë dhe ka thyer traun hyrës në port.
Për pasojë 39-vjeçari A. Ll., banues në Qerret, Durrës është vënë në prangat e policsë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërsa policia njofton se 39-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit.
Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore" dhe "Shkatërrim prone".
rroft Spak, ah ai vend ka ik per lesh si mos me keq.
PërgjigjuRama: T'i tregojmë fqinjëve se Shqipëria është një leksion i rrallë i turizmit Hahahahaha.
PërgjigjuCfar lidhje ka rama ne ket pun? Shiptaret i ka ber zot "albanez" jo rama. Shqiperia deri sa te ket shqiptar sdo behet kurre.