Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste të reja me COVID në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas burimeve 2 janë raste në vatra të mëparshme në Sukth dhe 2 janë raste të reja në Durrës. Gjithashtu kanë mbërritur përgjigjet e analizave të punonjësve të bashkisë, të grupit të dytë që iu morën tamponët dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
Sipas drejtoreshës në spitalin e Durrësit vazhdon normalisht puna në të gjithë pavionët, pasi tamponët e personelit dolën negativë. Në lidhje me personat e infektuar ditën e djeshme një është në Durrës dhe personi tjetër në Tiranë.

Lajmi kryesor:
U infektua në QSUT, vdes ish-hetuesi në komunizëm! 4 humbje jete në 24 orë, 50 raste të reja, infektohet edukatorja në Laprakë! Mbyllet kopshti në Vlorë
/Shqiptarja.com
