DURRES - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Pavarësia" pranë zonës së plazhit. Mësohet se i mituri Bjorki Boja, ka tentuar të kalojë rrugën kur është goditur me forcë nga një "Opel" me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin Klaudio Deçka. 4-vjeçari kishte shkuar te shtëpia e gjyshit së bashku me vëllain e tij më të madh në moshë. Ai ka zbritur të luajë poshtë shtëpisë duke dalë në rrugë ku edhe është përplasur nga makina. Vogëlushi është tërhequr zvarrë për disa metra.
Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Durrësit, por plagët e marra në kokë e kanë bërë të pamundur që mjekët ta mbajnë në jetë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të miturit.
Ai ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të paditur, por rreth 2 orë pas aksidentit Klaudio Deçka është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal për jetën e vogëlushit.
Drejtuesi i automjetit: Fëmija më preu rrugën
Klaudio Deçka, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e 4-vjeçarit ka dëshmuar në polici. Ai ka thënë përpara grupit hetimor i mituri i ka prerë rrugë, duke i pamundësuar shmangien e përplasjes. "Fëmija më doli përpara. Nuk pata mundësi ta shmangia", ka thënë ai, duke pranuar se po lëvizte me shpejtësi edhe pse ishte në zonë të banuar.
/Shqiptarja.com

Durrës.
Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur ditën e sotme me pasojë vdekjen e një fëmije 4 vjeçar, ju informojmë se:
Drejtuesi i mjetit tip Opel është dorëzuar në polici, konkretisht shtetasi Klaudio Deçka 26 vjeç, banues në Durrës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për arrestimin e shtetasit të mësipërm.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com