Durrës/ 5 vite pas tërmetit, rreth 500 familje marrin çelësat e shtëpive të reja në Spitallë! Apartamentet ndahen përmes shorteut

Ka përfunduar ndërtimi i lagjes së Spitallës në Durrës ku do të jetojnë familjet që humbën shtëpitë e tyre në termetin e 26 nëntorit 2019. Apartamentet e reja po ndahen përmes një shorteu publik që organizohet nga Bashkia e Durrësit në ambientet e Pallatit të Kulturës.

Këtë të premte, 149 familje morën pjesë në shorte, ndërkohë që 196 prej tyre janë bërë pjesë e shorteut një ditë më parë. Janë familje nga zona të ndryshme të Durrësit që tashmë bëhen përfituese të banesave në një lagje të re, ndër më modernet që do të njihet si Durrësi i Ri.

Pavarësisht shpërnguljes dhe ndërrimit të zones se banimit, shumica e qytetarëve u shprehën mjaft të lumtur për marrjen e banesave në këtë zonë.

Shorteu nisi me tërheqjen e goglave fillimisht nga personat që i përkasin kategorive prioritare. Përgjatë dy diteve u shperndane 345 apartamente të reja 2+1, ndërsa më datë 2 shtator do të zhvillohet shorteu për 154 familje përfituese të apartamenteve 1+1

. Kjo është vetëm faza e parë e shpërndarjes së apartamenteve të reja, pasi në total janë ndërtuar 85 pallate 4-katëshe me 996 apartamente.

Burime nga Bashkia thanë se Keshilli Bashkiak në mbledhjen e radhës do të caktoje datat e reja të shorteut për pjesën e mbetur të apartamenteve.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK