Durrës, 500 banesa s’do legalizohen
Gjuzi: Janë rrezik për përmbytjet

Durrës, 500 banesa s’do legalizohen<br />Gjuzi: Janë rrezik për përmbytjet
Përmbytjet e qindra shtëpive në zonën e Shijakut deri në grykëderdhjen e lumit Erzen dimrin e kaluar i kanë detyruar specialistët e ALUIZNIT në Durrës që ti skualifikojnë këto banesa nga procesi i legalizimit.

Janë rreth 500 objekte, kryesisht banesa të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi thotë se mbi 500 objekte të ngritura përgjatë lumit Erzen, për shkaqe sigurie janë përjashtuar nga procesi i legalizimeve.

Bëhet fjalë për rreth 300-500 banesa që janë anash lumit Erzen që janë përballur me përmbytje, por për këto banesa akoma nuk është vendosur hipotekimi ose jo i tyre pasi po bashkëpunojmë me Bordin e Kullimit me qëllim që të marrim OK e tyre nëse këto objekte rrezikohen ose jo nga përmbytja. Pra cënojnë apo jo shtratin e lumit Erzen. Për ato që kanë largësi 100 metra nga lumi Erzen nuk ka nevojë që të marrim konfirmimin pasi kemi ligjin për Aluiznin që e përcakton qartë’ tha ai.

Banorët e kësaj zone në muajin janar të këtij viti u përmbytën për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen duke pësuar dëme të mëdha ekomomike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën