Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit

Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit

Durres- Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës që janë në hetim pasi akuzohen se abuzuan me procesin e rindërtimit duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 353 mln lekë.

Në pranga kanë rënë Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja e Edlira Ramaj.

Zyrtarët e Rrogozhinës 78 kasolle i vlerësuan si banesa

“Policia e Durrësit(komisariati i Kavajës)ka zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të 5 punonjësve të bashkisë së Rogozhinës:Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj të cilët janë vënë në pranga.Ata akuzohen "Shpërdorim detyre","Falsifikim dhe mashtrim"me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit rezulton se hetimet në ngarkim të tyre nisën pas denoncimeve nga banorë të Rogozhinës të cilët u ankuan se me proçesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre. Kjo çoi në hetimin e vendimeve ta marra nga personat e caktuar në këtë proçes dhe rezultoi në shkelje në mbi 78 raste.

Në përfundim të hetimeve prokuroria e Durrësit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që të vendosë arrestimin e tyre.

Zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës të arrestuar 
Edlira Ramaj
Xhemile Uku
Besim Ballabani
Elton Levonja
Mario Meka 

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë