DURRES- Pjesëtarë të komunitetit rom protestuan para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar shlyerjen e bonusit të qirasë.
Bëhet fjalë për rreth 90 familje që jetojnë me qira, pasi banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019. Prej 6 vitesh, Bashkia u ka rimbursuar 50 për qind të vlerës së qirasë, por sipas tyre pagesat janë ndërprerë gjate 9 muajve te fundit, duke i vendosur në vështirësi ekonomike.
Një prej protestuesve tregon se në familjen e saj janë 9 anëtarësh, të ardhurat sigurohen vetëm nga mbledhja e kanaçeve.
“Jetojmë duke mbledhur kanaçe apo duke bërë punë të tjera .Kemi 9 muaj pa marrë bonusin e qirasë”.
Një tjetër shprehet se ka kerkuar te strehohet në banesat e reja, ndërtuar në Shën Vlash, por bashkia s’ka dhene zgjidhje.
“Neve jemi të gatshëm të futeni në banesat që janë ndërtuar në Shën Vlash por nuk na çojnë atje”.
Vonesat po krijojnë tension edhe me pronarët, të cilët në disa raste po kërkojnë lirimin e apartamenteve.
Gjate takimit me zyrtaret lokale, ata moren garanci se procesi për lëvrimin e fondeve eshte në fazën përfundimtare.
Ismail Jakupi, përfaqësues i Shoqatës USHNA që mbron të drejtat e komuniteteve rom dhe egjiptian sqaron se “proçesi i rimbursimit po lëviz dhe ka hyrë në fazën e përpilimit të dokumentave që do të bëjë të mundur dhënien e parave.
Ai thotë se specialistët kanë hartuar listat e i kanë verifikuar ato.Janë bërë veprimet financiare dhe shkresa ka shkuar te zyra e kryetares së bashkisë së Durrësit për firmë e vulë. Përfaqësia nuk lëviz që andej pa u kryer e gjithë proçedura”.
Burime nga Bashkia e Durrësit thanë për Report Tv se vonesa e bonusit të qirasë ka ardhur si pasojë e mungesës së fondeve nga ministria, por shtuan se situata eshte drejt zgjidhjes.
Komente







