Ditën e nesërme në orën 09:00 në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Në takim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, drejtuesit e agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA dhe Ambasadorja në detyrë dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn.

Në konferencë marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.