DURRES-Në mjediset politike të Durrësit, gjatë ditëve të fundit, është artikuluar emri i Agron Dukës si kryetari i ardhshëm i saj. Madje figura të kësaj partie në qytetin bregdetar deklarojnë se ka qenë vetë kryetari i PD Lulzim Basha ai që i ka paraqitur ofertën Dukës për të marrë frenat e kësaj force politike në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërkohë të tjerë zëra artikulojnë largimin e Dukës nga grupi opozitar në drejtim të mazhorancës parlamentare. Por vetë Agron Duka, deputet i PR, ka sqaruar se nuk ka pasur një ofertë të tillë nga ana e Bashës, por nuk ka mohuar kërkesën e këtij të fundit për të kontribuar në forcimin e PD në Durrës.
Kjo degë konsiderohet edhe si më e rëndësishmja pas asaj të kryeqytetit. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, PD e Durrësit duket e asfiksuar. Përveç humbjes në këtë zgjedhje, kjo degë po përjeton një situatë të vështirë dhe është në krizë lidershipi. Emrat që artikulohen për të marrë frenat e partisë duket se nuk janë ato që mund të bëjnë bashkimin e të gjitha grupimeve tashmë në dukje të ndara. Kjo ka bërë që vështrimi të hidhet edhe përtej kampit të PD për të gjetur kreun e ri. Emri i Dukës për shumëkënd në PD duket si më i spikaturi dhe i mundshmi për të marrë përsipër drejtimin e degës së PD në qytetin bregdetar të Durrësit.
Zoti Duka, gjatë ditëve të fundit, në mjediset e PD është përfolur një kërkesë e Lulzim Bashës në adresën tuaj për të qenë ju kryetari i PD për degën e Durrësit. Si qëndron e vërteta?
Ka disa javë, që me dhjetra anëtarë të PD në Durrës më kanë kërkuar që të vihem në krye të kësaj dege. Por nuk është e vërtetë që Lulzim Basha të më ketë bërë një ofertë të tillë. E vërtetë është që z.Basha, duke ditur forcën time si dhe lidhjet e mija në Durrës e më gjerë, më ka kërkuar që të kontribuoj në forcimin e kësaj partie. Kjo është gjë normale pasi ky është edhe interesi i tij. Unë do të përpiqem që të jap kontributin tim në lidhje me këtë kërkesë.
Po nëse ju bëhet zyrtarisht një kërkesë e tillë cila do të jetë përgjigja juaj?
Nuk do ta pranoj një kërkesë të tillë. Unë jam deputet i Partisë Republikane dhe jo i Partisë Demokratike pavarësisht se jemi në një koalicion politik.
Ndërkohë në kampin tjetër përflitet një largim i juaji gjatë këtyre ditëve në drejtim të maxhorancës parlamentare. Do të largoheni edhe juve nga opozita?
E kam dëgjuar edhe këtë skenar. Madje edhe më kanë pyetur se kur do ta zyrtarizoj largimin tim nga radhët e opozitës. Por po ju deklaroj edhe një herë se unë nuk do të largohem nga PR gjatë këtij mandati parlamentar. Ata që largohen nga opozita në drejtim të mazhorancës e bëjnë këtë veprim për shkaqe interesash. Kurse unë nuk kam të tilla interesa dhe kam një tjetër qasje në politikë.
Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com