DURRËS – Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të enjte në lagjen 13 Plazh të Durrësit.

Një automjet tip “Volkswagen”, me të cilën po udhëtonte një familje, është përplasur me një automjet tip “Audi”. Drejtuësi i kësaj të fundit është konfliktuar fizikisht me kryefamiljarin në makinën “Volkswagen”, i cili ishte dhe drejtuesi i saj.

Për më tepër, kryefamiljari është dhunuar edhe nga persona që shoqëronin drejtuesin e makinës “Audi”. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale duket se sherri ka agravuar, në përdorimin e shkopinjve.

Pas konfliktit, drejtuesi i mjetit “Volkswagen” është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.