Korçë- Është arrestuar i riu i cili një ditë më parë përplasi për vdekje këmbësoren 65-vjeçe.

Pas përplasjes fatale 27-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor "Maliq-Korçë", bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë

Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor "Maliq-Korçë", me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte”informoi sot policia.

Më tej blutë bëjnë me dije se makinën që aksidentoi 65-vjeçaren e gjetën në garazhin e shtëpisë së të riut.

“Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur  gjetjen e automjetit të  shtetasit G. M.,  i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".