Durrës, aksidentoi për vdekje
çiklistin,në kërkim shoferi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku një automjet ka aksidentuar për vdekje një 55- vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se viktima është Dhimitraq Vila dhe në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Autori i ngjarjes të rëndë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që policia është duke punuar për  të identifikuar dhe arresutar atë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 26.10.2017, në rrugën Shkozet-Shijak, përballë nje karburanti, shtetasi DH.V, vjeç 55, banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar me vdekje, nga një mjet i larguar nga vendi i aksidentit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290/3 e 273 të Kodit Penal.


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani