Drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës, gjatë sezonit turistik po i jep prioritet emigrantëve, të cilet po shfrytëzojnë pushimet verore për të kryer procedurat për legalizimin e objekteve të tyre.

Sipas kreut të ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi, për shkak të fluksit te madh të apkilantëve, po punohet me orare të zgjatura dhe brenda dy muajve janë implementuar 3 mijë leje.

"Këto muaj quhen muajt e emigrantëve. Ka dyndje të emigrantëve pranë zyrave tona. Vetëm këtë periudhe kemi dhënë 3 mijë leje vetëm për emigrantët. Po punojmë me orare të zgjatura deri në 20:00. Aluizni Durrës, nga prilli i vitit 2014 deri tani ka emetuar 19 mijë leje legalizimi", deklaroi kreu i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi.

 
Sipas Gjuzit për emigrantët procesi i legalizimeve mbyllet brenda ditës duke ndjekur hapa të përshpejtuar.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com