Durrës, amerikani i moshuar
seks oral me 2 fëmijë
Zbardhet historia e abuzimit seksual me dy fëmijë shqiptarë, të cilët detyroheshin të kryenin marëdhënie seksuale dhe seks oral me 70 vjeçarin Kaminski. Këtë të fundit e kanë tradhtuar pamjet filmike dhe disa foto që u ka bërë fëmijëve, të cilëve edhe pse u premtonte se do i fshinte, nuk e bëntë një gjë të tillë. (Në foto: I moshuari Kaminski).
Autoritetet hetimore amerikane kanë zbuluar babëzitë seksuale që 70 vjeçari Carl Stephan Kaminski ka kryer me dy fëmijë shqiptarë në qytetin e Durrësit. Kanë mjaftuar disa pamje filmike dhe foto me përmbajtje erotike të sjella nga SHBA-ja, që prokuroria e Tiranës të nisë hetimet ndaj 70 vjeçarit Kaminski, duke e akuzuar atë për veprën penale të "Marëdhënies seksuale me të mitur më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda". Mbi bazën e këtij materiali prokuroria e Tiranës ka zhvilluar hetime, ku për një periudhë fare të shkurtër ka arritur të mësoje se dy fëmijët që kishin rënë preh e abuzimit seksual ishin, fëmijët e komshiut të Kaminskit, të cilët jetonin me qëra në të njëjtën banesë ku banonte dhe 70 vjeçari që në atë periudhë prezantohej me emrin David Gerard Golderstein. Në dobi të hetimit specialistët e prokurorisë së Tiranës kanë marë në pyetje shtetasit me inicielatet U.B, J.L, G.L, B.N, B.L, L.C., të cilët në deklarimet e tyre provojnë faktin se gjatë viteve 2003-2006 ata kanë jetuar me qera në banesën e shtetasit me inicialet R.S, i afërm tyre. Ndërkohë që në dëshmitë e këtyre personave thuhet se në këtë banesë ka jetuar me qera dhe një shetas i huaj i prezantuar me emrin David Goldenshtein.
ZHVESHJA E FËMIJËVEGjatë kohës që ai jetonte me qera në këtë banesë, sipas deklarimeve të shtetasit me inicialet B.N, ka abuzuar seksualisht me të dhe shtetasin E.C, të dy të mitur nën moshën 14 vjeç. Njëkohësisht i pandehuri i zhvishte fëmijët minorenë duke kryer më pas marëdhënie seksuale me dhe prekje orale. Këto momente ai i fiksonte duke i rregjistruar me kamera dhe fotografi dhe kur haste në rezistencën e të miturve, i pandehuri i premtonte se do i fshinte po në fakt nuk bënte një gjë të tillë. Ndërkohë sipas deklarimeve të shetases L.C, e ëma e të dëmtuarit E.C, rezulton se ky i fundit aktualisht ka probleme psikiatrike dhe trajtohet prej dy vjetësh. Nga përbajtja e deklarimeve të shtetasit H.C, rezulton se shetasi i dëmtuar E.C, ka shfaqur probleme të rënda të sëmundjes psiqike dhe se aktualisht është invalid i plotë me diagnozën "Skizofreni forma Refraktare" dhe nuk është në gjëndje të komunikojë. Sipas prokurorisë rrethanat e mësipërme provojnë më së miri edhe me proces-verbalin e marjes së dokumentave dhe konkretisht të një flete drejtimi për në KEMP të shtetasit me inicialet E.C, në përmbajtjen e të cilit janë përshkruar hollësisht problemet e rënda shëndetësore të këtij personi si rezultat i abuzimeve të kryera nga i pandehuri. Nisur nga këto prova prokuroria i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë ndaj të pandehurit 70 vjeçar dhe se shumë shpejt ti drejtohet me një letërporosi autoriteteve amerikane për ekstradimin e të pandehurit në Shqipëri. Sipas akuzëz marëdhënie seksuale konsiderohet çdo lloj bashkimi seksual, edhe në rastin konkret kur kemi të bëjmë me kënaqësi orale.
ARRESTIMI NË GJERMANINë muajin korrik të vitit 2006 i pandehuri është arrestuar në Gjermani me një pasaportë falso, krim për të cilin ai është dënuar me 1.6 vite burg. Pas përfundimit të dënimit ai është është ekstraduar në SHBA, ku drejtësia e këtij shteti në vitet 1974 dhe 1977 e ka dënaur me dy vendime për abuzim seksual me të mitur.Së bashku me Kaminskin, autoritet amerikane kanë marë dhe dhjetëra CD dhe foto ku tregoheshin abuzimet me dy fëmijët shqiptarë. Mirëpo pas transkiptimit të bisedave është konstatuar se ato nuk ishin në gjuhën e tyre, dhe për pasojë materialet i janë kthyer sërisht palës Gjermane. Por edhe këta të fundit, kanë bërë transkiptimin e bisedave dhe se kanë konstatuar se të dëmtuarit nuk flisnin gjermanisht, por gjuhën shqipe. Pas kësaj materialet i janë referuar prokurorisë shqiptare e cila ka kryer hetime rreth kësaj çështje. Aktualisht çështja në ngarkim të Kaminskit është dërguar në gjykatën e Tiranës, ku kjo e fundit ka shpallur moskopetencën ligjore dhe çështjen është deleguar në Durrës, ku dhe ka ndodhur krimi i rëndë.
(al.qe/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35