Debati për anijen me mbetje zhvendoset në Kuvend! Açka: Do asgjësohen në det! Balla: Ka ikur koha kur nuk zbatohej urdhri i Prokurorisë! Hoxha: S'janë kuti kartoni t'i fshehim

TIRANË- Dy deputetë në qeli, në Kuvend, gjak i ri. Vendin e Salianjit e mori Andrea Mano, ndërsa të Cyrbes, Erjon Meka. Mikpritja nuk ishte ajo që pritej për më të riun e opozitës, të cilit karrigen ja rrëmbyen kolegë si Petrit Doda, që i takon linjës së ashpër të demokratëve.

Por demokratët u larguan shpejt nga salla, dhe opozitën e bënë ata që janë ndarë edhe me Bashën, edhe me Berishën.

Debat qendror u bë çështja e mbetjeve në Durrës, të cilën e ngriti Agron Shehaj, pas njoftimit se Porti i Durrësit ka njoftuar prokurorinë se anija është ende në det të hapur pasi nuk garantohet ruajtja dhe siguria. Ndërsa deputetja Flutura Açka hodhi dyshime se mund të asgjësohen në det.

“Ju duhet ti kërkoni një ndjesë të thellë shqiptarëve, sepse ju i keni gënjyer shqiptarët duke thënë se keni bërë marrëveshje me një pjesë të opozitës duke shkelur ligjin e këtij shteti. Ju duhet të shpjegoheni publikisht për këtë marrëveshje që ka sjellë zhvillim qesharak të këtij parlamenti. Shpjegohuni, pse gënjyet se marrëveshjen me një pjesë të opozitës e bëtë në janar, kur në fund e bëtë në shtator. Kam frikë se mbetjet në Durrës do të asgjësohen duke u hedhur në det dhe shumë shpejt shqiptarë do të kenë një det të ndotur, tha Açka.

Ato plehra toksike janë trafikuar nga port i Durrësit. Ky skandal është skandali që përfshi më shumë nga ju Ballën që ishte ministër i Brendshëm, Kumbaro që është ministre e Mjedisit. Lejuat që 102 kontejnerë me mbetjet toksike të trafikoheshin nga porti i Durrësit’-tha Agron Shehaj.

Përgjigja i erdhi nga ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili tha se  “koha kur nuk zbatoheshin urdhrat e Prokurorisë ka përfunduar, me atë që ju ka sjellë juve këtu dhe nuk ka për t’u kthyer më kurrë”.

“Ka një procedurë që urdhrat e prokurorisë për institucionet e linjës kanë nisur detyrën që të identifikojnë vendin ku do të vendosin për mbetjet dhe aty po punohet që të mos ketë asnjë problematike mjedisore, rrjedhje apo ndotje, dhe do të jeni të ftuar deputetë të opozitës ta shihni këtë”, u shpreh Balla.

Për anijen me 102 konteiner me mbetje të dyshuara të rrezikshme pati një reagim edhe nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Në të njëjtën linje edhe Hoxha tha se ka ikur koha kur nuk zbatoheshin urdhrat e prokurorisë.

"Urdhri i prokurorisë i rrethit gjyqësor Durrës ka dalë më 27 tetor dhe ka qenë ditë e dielë. Jemi koordinuar plotësisht për zbatimin e këtij urdhri. Të siguroj se nuk jemi në  periudhën kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Kjo periudhë ka mbaruar, nuk është më aktualitet. Në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese po krijohet infrastruktura e përshtatshme e vendosjes konform ligjit të këtyre kontejnerëve në hapësirat publike që do të kontrollohen e monitorohen nga policia. Janë mbi 102 kontejnerë që kërkojnë infrastrukturë të posacme. Nuk janë kuti kartoni që mund ti fshehim  e ti fusim kudo ku ju mendoni. Këto kontejnerë do të vendosen në hapësirë që monitorohen nga policia. Urdhri I prokurorisë është totalisht ekzekutueshëm e po marrim masa në koordnim për ta bërë këtë urdhër të ekzekutueshëm. Koha e urdhrave të prokurorisë kur jepeshin e nuk ekzekutoheshin nuk ekziston më dhe për këtë shumë drejtues të policisë të atëhershëm janë në SPAK për të dhënë llogari se nuk zbatuan urdhrat", tha Hoxha. 

Kuvendi votoi në përfundim ligjin e debatueshëm për Kërkimin Shkencor, zgjati deri në 14 nëntor afatin për hetimin parlamentar mbi koncesionet në shëndetësi, si dhe rrëzoi një dekret të Presidentit Begaj mbi ligjin për inspektimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Anija me mbetje, Braçe ironizon opozitën: T’i lejojmë të monitorojnë kontejnerët, me not, avionë ose varka, se mbase fluturojnë anijet

 

Diskutimi në lidhje me mbetjet e rrezikshme ka shkaktuar tensione në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar opozitën.

"Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë! Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten.

Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj.
Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar. Po u bënë pa deputetë analizat do të mbani përgjegjësi", tha Braçe. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën