Anija me 2100 tonë mbetje të kthyera nga Tajlanda mbeten në det! Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë sigurinë

Anija me 2100 tonë mbetje të kthyera nga Tajlanda mbeten në det! Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë sigurinë

Anija Moliva

Durres- Anija Moliva që transporton konteinerë ka e që ka në bord edhe 102 konteinerët me mbetjet e metalurgjikut të Elbasanit ka hyrë në ditën e 4 të qëndrimit në radën e jashtme të portit të Durrësit.

Burime nga kapitenaria e portit të Durrësit bëjnë me dije se ende APD nuk e ka ndezur dritën jeshile për lejimin e anijes që të hyjë në port e të ankorohet në një prej kalatave të tij.

Ndërkohë burime nga Autoriteti Portual i Durrësit (APD) njoftojnë se një hezitim i tillë për të lejuar anijen të ankorohet në port ka të bëjë me faktin që Autoriteti Portual ende nuk është gati për një veprim të tillë.Kjo sepse Prokuroria e Durrësit në urdhërin e sekuestrimit të anijes ka ngarkuar disa institucione që të merren me zbatimin e këtoj vendimi si dhe ka përcaktuar disa kushte që kanë të bëjnë me sigurimin e ngarkesës.

APD ende nuk është gati që të plotësojë këto kushte që janë sistemimi i konteinerëve në një sipërfaqe të posaçme, monitorimi non stop i saj me kamera sugurie, ruajtja me roje gjatë 24 orëve,vendosja në një pozicion që të mos dëmtojë jetën e punonjësve etj.

Vetëm pasi porti të jetë gati do ti jepet sinjali për ankorim. Ankorimi ka edhe kosto ekonomike për Autoritetin Portual se çdo ditë qëndrim në radë i kushton buxhetit të tij 10 deri 15 mijë euro që i shkojnë kompanisë së cilës i përket anija.

Anija në Durrrës
Anija Moliva mbërriti në Durrës më 28 tetor 2024 dhe prej asaj dite qëndron në radën e jashtme të portit detar të Durrësit.  Në bordin e anijes "Moliva XA 443 A" ne flamur turk gjenden 102 konteinerët të cilët përmbajnë mbetjet e furrave të shkrirjes të kombinatit metalurgjik në Elbasan të kompanisë Kurum.

Ndwrkohw prokuroria e Durrësit kërkoi sekuestrimin e kontejnerëve monitorimin 24 orë dhe kontrollin e kodeve e plumbçet!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyrrahu: 31/10/2024 14:00

    Porti i Durresit eshte ambjenti me i survejuar me kamera ne Shqiperi.Lerini genjeshtrat.Anija te ankorohet,te merren mostrat dhe te dalin pergjegjesit.Kaq e thjeshte eshte puna.Cdo vonese vjen ere e keqe.

    Përgjigju
  • zakarel durres: 31/10/2024 12:38

    kur t filloje t vije ere e keqe atehre do jet shume von

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Raporti i Bazelit: Shqipëria progres në luftën kundër pastrimit të parave! Renditet e 36 në botë

Raporti i Bazelit: Shqipëria progres në luftën kundër pastrimit të parave! Renditet e 36 në botë