Durrës,ardhja e pranverës,jepen tituj
nderi për tre personalitete të shquar 

Durrës,ardhja e pranverës,jepen tituj<br />nderi për tre personalitete të shquar 
Festa e mikpritjes durrsake, e cila zhvillohet çdo vit në ekuinoksin e pranverës, ka vlerësuar tre personalitete të shquar të fushave të ndryshme.
 
Artisti i Popullit Reshat Arbana, drejtori i Aluiznit në Durrës Flamur Gjuzi dhe biznesmeni Rifat Erzeni janë vlerësuar nga shoqata Durrësi dhe bashkia e qytetit me titujt Simbol i qytetit të Durrësit dhe Nderi i qytetit të Durrësit.
 
Në motivacionet e dedikuara titujve në fjalë është theksuar kontributi i tyre në fushën e artit dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.
 
Personazhet e vlerësuar janë shprehur të emocionuar për vlerësimin.
 
Dorëzimi i titujve është bërë mbrëmjen e djeshme gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në pallatin e kulturës ku këngëtarë të njohur dhe aktorë të humorit kanë shoqëruar për afro 2 orë shfaqjen e organizuar për këtë rast. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit