Durrës, arrestohen dy të rinj, po
shkonin në Bari me 10 kg kanabis

Durrës, arrestohen dy të rinj, po<br />shkonin në Bari me 10 kg kanabis
DURRËS – Mbi 10 kg kanabis iu sekuestruan një autoveture, që kishte si destinacion Italinë. Për trafikimin e saj, mesantën e sotme u arrestuan në flagrancë, Elton Goseni, 20 vjeç dhe Shkëlzen Hoxha, 27 vjeç, të dy banorë të Lushnjes.

Burimet zyrtare të policisë së Durrësit bënë të ditur se rreth ores 21.30 të datës 11 Mars, ne pikën e kalimit kufitar në Durrës, autovetura me të cilën udhëtonin këta shtetas, tip Fiat Brava me targa DJ139SG, u përzgjodh për kontroll, gjatë së cilit, në pjesë të ndryshme të mjetit u gjetën 9 pako kanabis me peshë mbi 10 kg.

Automjeti, që drejtohej nga shtetasi Shkelzen Hoxha, ndërsa si pasagjer udhëtonte shtetasi Elton Goseni dhe do të udhëtonte drejt Barit të Italisë me një nga tragetet  e linjës. Policia po heton origjinën, destinacionin e lëndës narkotike dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikimin e saj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari