Durrës / Arrestohet 28-vjeçari, shndërroi dyqanin e materialeve të ndërtimit në dyqan hashashi

Durrës / Arrestohet 28-vjeçari, shndërroi dyqanin e materialeve të ndërtimit në dyqan hashashi

Droga qe iu sekuestrua në formë çokollate

Policia e Durrësit vë në pranga një 28-vjeçar, sepse shiste drogë në dyqanin ku tregtonte materiale ndërtimi.  Sekuestrohet 1 kilogram hashash, në formë çokollate. Arrestimi u bë i mundur në kuadër të operacionit të organizuar nga policia e Durrësit "December me qëllim arrestimin e personave që tregtojnë lëndë narkotike, ku u finalizua me arrestimin e28-vjeçarit .

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij që shiste materiale ndërtimi, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg hashash në formë çokollate dhe dyshohet që drogën e transportonte nëpërmjet autobuzave, pasi nuk i është sekuestruar asnjë automjet personal në cilësinë e provës materiale

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez