DURRËS - Një makinë tip BMW X5 me ngjyrë të bardhë përplasi dy efektivë të policisë rrugore të Komisariatit nr 5 të Tiranës të cilët ndodheshin në një postbllok në rrethrrotullimin e Bathores, mbrëmjen e së shtunës (4 maj, 2013). Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të së shtunës, ndërsa autori u arrestua vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 maj).
Selman Lena dhe P. Lleshi ndodheshin në një postbllok në rrethrrotullimin e Bathores, kur i kanë bërë shenjë Edmir Kolecit të ndalë makinën, pasi po ecte me shpejtësi. Ky i fundit nuk i është bindur urdhrit por ka përplasur dy policët dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja, informon gazetari i TVA1 REPORT Arsen Rusta.
Dy policët janë dërguar menjëherë në spital por Selman Lena nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e rënda. Ndërkohë që polici rrugor, Lleshi ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe mushkëri dhe po mbahet nën kontroll të vazhdueshëm nga policia.
Arrestimi i 37 vjeçarit u bë në afërsi të "Katër rrugëve të Shijakut" të Durrësit, ndërsa policia mbrëmë kishte vënë në dispozicion 1 milionë lekë shpërblim për këdo që jepte informata për prangosjen e tij.
Sot në ditën e "5 Majit" polici i vrarë Selman Lena u shpall Dëshmor i Kombit. Një ditë pas vrasjes së tij në krye të detyrës.
NE 13:00 HOMAZHET PER POLICIN LENA
Prej orës 13.00 të ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë, miq, të afërm, kolegë e përfaqësues të lartë të shtetit vijojnë homazhet në nderim të efektivit të policisë të rënë në krye të detyrës.
Kreu i qeverisë duke shprehur ngushëllimet për familjen, vuri theksin në rëndësinë e vendosjes e përgjegjësve para ligjit. “Shpreh dhimbjen dhe pikëllimin për rënien në krye të detyrës së Selman Lenës. Një inspektor i shkëlqyer i efektivave të rendit, prind shembullor, qytetar i mrekullueshëm, biri i shquar i një familje, por edhe i gjithë vendit. Lutem së bashku me ta, që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar, sikundër kam besimin e madh, se ligji do të japë përgjigjen e merituar ndaj këtij akti kriminal, shumë të rëndë.”
Kryeministri i uroi gjithashtu shërim të shpejtë efektivit tjetër të policisë, i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të një dite më parë. Më tej Berisha, garantoi forcat e rendit për mbështjetjen e qeverisë në përmbushjen e plotë dhe me sukses së detyrës së tyre.
ORA 10: 30 POLICIA E SHTETIT: KAPET AUTORI, KA PRECEDENTE PENALE
Sot paradite policia dha detaje të arrestimit të autorit. Në një deklaratë zyrtare të Policisë së shtetit ditën e sotme e diel 5 maj 2013 komunikohet se “Automjeti tashmë i identifikuar ‘BMW’ i drejtuar nga shtetasi Edmir Islam Koleci, 37 vjec, lindur në Krumë dhe banues në Laknas, i proceduar për vepra të ndryshme penale, ka përplasur të dy punonjësit e policisë. Policia e Kryeqytetit mbrëmë, vendosi shpërblimin prej 10 milionë lekë të vjetra për cilindo shtetas, që do të ofronte informacione të sakta lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes. Arrestimi i autorit u bë në kushtet e flagrancës në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit.
Policia e shtetit bën të ditur se materialet hetimore të gjetura si prova do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e ngjarjes dhe dënimin e autorit."
ORA 07:00 ARRESTOHET AUTORI I PERPLASJES
Policia ka arritur të arrestojë në afërsi të "Katër rrugëve të Shijakut" të Durrësit Edmir Kolecin drejtuesin e mjetit, që shkaktoi aksidentin e rëndë në Kamëz, Arrestimi Kolecit ka ndodhur rreth orës 03:00 të së dielës (05.05.2103). Policia ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e Kolecit pas gjurmimit të telefonit të tij. Ai ishte fshehur në Shkozet pas aksidentit tragjik.
ORA 00:30 SI NDODHI PERPLASJA E POLICEVE NE MESNATE
Në orën 23: 30 të së shtunës dy efektivët rrugorëtë Komisariatit Numër 5 ishin vendosur në rrethrrotullim, në qëndër Kamëz. Patrulla kishte ndalur një makinë me targa greke për t'i kontrolluar dokumentet. Në këtë moment kanë parë BMWX5 që po ecte me shpejtësi dhe i kanë nxjerrë tabelën e ndalimit. Drejtuesi i mjetit, i cili më vonë u mësua se ishte Edmir Koleci nuk ka ndaluar por është përplasur me makinën e ndaluar, duke marrë me vete dy policët të cilët janë përplasur me furgonin e policisë. Më pas 37 vjeçari është larguar po me shpejtësi.
ORA 00:05 KRYEMINISTRI NJOFTOHET PER AKSIDENTIN
Për aksidentin e rëndë janë njoftuar të gjithë drejtuesit e lartë të policisë deri tek Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri Sali Berisha. Policia ngriti postblloqe për kapjen e autorit, dhe arrestoi fillimisht një të dyshuar, i cili më pas rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Efektivi i dytë i policisë, i cili mbeti i plagosur nga aksidenti është P.Lleshi, i cili u shtrua në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë në repartin e reanimacionit pasi ishtë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ora 23: 45 DYSHIME SE AUTOMJETI MUND TE KETE PASUR LENDE NARKOTIKE, OSE ARME
Gazetari i Tv A1 Report! Arsen Rusta ka informuar se policia ka dyshime se në automjetin, që shkaktoi aksidentin mund të ketë pasur lëndë narkotike ose disa armë zjarri. Policia ka gjetur edhe automjetin tip BMW X5, që shkaktoi aksidentin rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes. Edmir Koleci e kishte fshehur automjetin në shtëpinë e tij në Kamëz tek "Frutikultura".

(Foto: Polici i vrare Selman Lena)

(Në foto drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin shtetasi Edmir Koleci)

(Në foto automjeti që shkaktoi aksidentin tip BMW X6 me ngjyrë të bardhë me targa angleze EU09 TWL)

(Foto: Vendi ku ndodhi përplasja)
Lajmi u publikua për herë të parë në orën 00:00 të së dielës (05.05.2013) dhe ishte në përditësim të vazhdueshëm
Redkasia Online
(ad.ti/b.m/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com