Policia e qytetit bregdetar vuri në pranga Alvaro Kolën në kuadër të kontrolleve të shumta që po zhvillohen në të gjithë vendin për të parandaluar dhe goditur aktet kriminale dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 29-vjeçarit në lagjen Nr.16 Durrës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale
• 7 copë kallëpë të dyshuar si eksploziv me peshë rreth 1.414 kg;
• 9 copë kapsolla detonatore elekltrike;
• 47 copë fishekë luftarakë model 56 të kalibrit 7.62 m/m.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)