DURRËS - Një shtetas italian është arrestuar në portin e Durrësit pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një armë zjarri tip automatik.

I arrestuari është Gino Negro 32 vjeç, teksa gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip xhip me targa EV113WV, u gjet arma e zjarrit tip kallashnikov si dhe rreth 722 fishekë.

Veprimet hetimore për këtë ngjarje po kryhen nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municioneve”.

arma
jipi