Durrës/ Arrestohet Rexhep Rapi, i njohur si 'Kep Rapi'! Policia: Lëvizte me makinë të blinduar, iu sekuestrua bashkë me pistoletën në lokalin e tij

Makina e sekuestruar

Arrestohet me armë pa leje në lokalin e tij në në autostradën Durrës-Tiranë Rexhep Rapi 58 vjeç, i njohur si 'Kep Rapi'.

Policia pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një person i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një pistoletë e cila nga rezultoi se i përkiste Rapit.

Mësohet se Rapi lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Po ashtu është proceduar edhe një punonjës i lokalit që kishte dijeni për pistoletën dhe nuk ka kallëzuar. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionle e DVP Durrës më bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.
 
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. Procedohet penalisht një tjetër shtetas për veprën penale "Moskallëzim krimi". Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe mjeti i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë "Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje", në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas dispononte armë zjarri me vete, menjëherë Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës kanë mirëorganizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Rexhep Rapi., 58 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të mara se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një shtetas i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasi G. M., (punonjës i subjektit), i cili kishte dijeni për armën e zjarrit dhe nuk ka treguar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe mjeti tip "Benz", i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento

Komente

  • Beni: 30/07/2021 15:57

    Pistoleta " Gerico - 15 fisheke, 9 mm " braziliane e vjeter, Mercedesi Blind B4, E-clas Jo shume i sigurte si blind, duket qe ska shpenzu shume per sigurine se seshte peshku madh! Policia merren me kto se jane hallexhi, s'merret me ato te pa prekshmit, ta bejne prove, ne durres i kane perdite!!!

    Përgjigju
    • Dhshs: 31/07/2021 21:44

      Edhe ky te tpaprekshit futet mos u bo merak



×

Lajmi i fundit

John

SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën, negociojnë për paktin Aukus