DURRES - Policia e Durrësit arreston pronarin e qenit pitbull i cili pasditen e djeshme (2 nentor) sulmoi në rrugë një 84 vjeçar.

Ngjarja u shënua në lagjen nr 13 të Durrësit. Pronari 44 vjeçar, Armando Lala, kishte braktisur qenin e tij

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit” informoi sot policia e Durrësit.

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.