Sipas të dhënave të para mësohet se Keçi është arrestuar nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Durrësit. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi rezulton në kërkim nga drejtësia italiane, i cili ka për të dhënë llogari për veprat e tij para organeve të drejtësisë italiane.
Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovas me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale, ”Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike“, ” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet e Rënda dhe Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës arrestojnë shtetasin Durim Keçi, I dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:
• Durim Keçi 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës.
Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale” Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












