Një 24-vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. E reja u godit disa herë me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj. Autori fillimisht u largua nga vendngjarja, por arratia zgjati pak orë dhe ra në prangat e policisë.
Burimet thanë se 24-vjeçarja ishte nisur për punë, si çdo ditë kur para agjencisë imobiliare ku punonte gjeti të atin që e priste prej disa minutash. Koleget, jashtë kamerës thanë se ata debatuan ashpër, në rrugë përpara agjencisë. Në debat e sipër, 56-vjecari ka nxjerr thikën duke goditur barbarisht të bijën. Qytetari, Onard Memlika, i cili po kalonte rastësisht në rrugë ndërhyri për ta shpëtuar por mbeti gjithashtu i plagosur.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në asfalt kanë mbetur shenjat e gjakut, si dëshmi e atyre çasteve dramatike.
Familjarë e të njohur te familjes Ndoj po merren në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur të plotë motivet e krimit. Burime pranë grupit hetimor thanë se prindërit e 24-vjeçares ishin te divorcuar prej 6 vitesh, dhe i ati ishte larguar ne Itali, ku mësohet se ka kryer dhe një dënim me 2 vite burgim. Shkak për divorcin asokohe ishte bërë dhuna e vazhdueshme në familje.
Po sipas burimeve, Mikel Ndoj ishte kthyer prej disa ditësh në vendlindje me qëllimin për t’u bashkuar me familjen por ka hasur në kundërshtinë e vajzës, djalit dhe ish-bashkëshortes. Refuzimi, besohet se e çoi atë drejt aktit ekstrem ndaj së bijës, të cilën e la te gjakosur në rruge. Xhesika, e cila ende vuante pasojat psikologjike të një fëmijërie të shoqëruar nga dhuna, u përball me tmerrin më të madh sot, atë të goditjes me thikë nga i ati.

Mikel Ndoj
Personi që shihni në foton e mësipërme është Mikel Ndoj, 56-vjeçari i ciili mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, duke e goditur disa herë me mjetin prerës.
56-vjeçari Mikel Ndoj ishte dënuar me dy vite burg dhe kishte pak kohë që kishte mbaruar dënimin.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raportoi se ka njohje personale me 56-vjeçarin, i cili ka treguar probleme të shëndetit mendor, megjithëse u takon organeve kompetente për ta vërtetuar.
Ndoj ishte i divocruar dhe ish-bashkëshortja punonte në një rrobaqepsi pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se ndarja ka ardhur për shkak të dhunës që ushtronte 56-vjeçari. Ai ka kërkuar ribashkimin me familjen.
Komente











ESHTE PER TE ARDHUR KEQ,....POR: NJE NDER RASTET- I NDJERI E RITI VAJZEN E BERI ZONJUSHE, ZONJUSHJA TRADHETOI NDERIN DHE GJENEZEN DHE U MARTUA ME ZEZAK...I NDJERI SJA DOLI TE VRET VAJZEN POR BERI VETVRASJE.....ÇFAR MENDIMI KENI PER KET RAST TRAGJIK JU KOPILAT E EUROPES PERENDIMORE...
Përgjigju/DORI/ edhe ai qytetari,Onard Memlika, qe u plagos sepse nderhyri per te shpetuar vajzen eshte /malok/,/shpellar/. Mos i kategorizoni te gjithe njerezit njelloj!
PërgjigjuE tmerrshme por punë malokësh nga ata që nuk bëhen njerëz....shpellarë...
PërgjigjuLajm i tmerrshem,babai ngre thiken mbi evlatin.Skam fjale.
Përgjigju