Durrës, Basha denoncon punimet:
Po varroset arkeologjia, protesta!

Durrës, Basha denoncon punimet:<br />Po varroset arkeologjia, protesta!
DURRËS-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar punimet në zonën ku dolën rrënojat arkeologjike duke akuzuar autoritetet lokale dhe qendrore se po e shkatërrojnë për qëllime përfitimi.
 
"Nuk po punojnë për nevoja të qytetareve por po kryejnë investime për përfitime personale për xhepat e tyre.
 
Nuk po investojnë në nevojat imediate të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit.
 
Durrësi po mbytet nga ndotja dhe këta ngrenë veliera. Qëllimi i tyre është  që të marrin gjysmat e parave për vete.
 
Nuk investojnë në shërbimin e ujit të pijshëm dhe të problemeve të tjera të qytetit, por po varrosin arkeologjinë e qytetit vetëm për interesa personale
" tha ai.
 
Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit që të mblidhen në datën 18 Shkurt për të shporrur, sipas tij këta gjakpirësa të popullit.
 
"U bëj thirrje gjithë shqiptarëve të bëhemi bashkë dhe të protestojmë në Tiranë në datën 18 Shkurt për të hapur një faqe të re për jetën dhe mirëqenien e gjithsecilit" deklaroi Basha.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës