Durrës, biznese me para të
pista, Dashamir Gjoka në gjyq

Durrës, biznese me para të<br />pista, Dashamir Gjoka në gjyq
Prokuroria e Durrësit mbyll hetimin “për pastrim parash” ndaj Dashamir  Gjokës, pronar i kompleksit “Gjoka”, në Xhafzotaj të Shijakut. Këtë vepër penale Gjoka akuzohet se e ka kryer disa herë, ndërsa për të mbuluar pastrimin e parave, ai ka marrë disa kredi në vitin 2009, por pa mundur të justifikojë investimet e kryera në kompleksin luksoz dhe pronat e tjera që ai posedon.
 
Sipas prokurorisë Gjoka akuzohet se ka krijuar pasuri nga aktiviteti kriminal nga trafiku i drogës në Itali dhe shfrytëzimit femrave për prostitucion.
 
Prokuroria tha në deklarimin e saj zyrtar se bazuar në aktet hetimore të prokurorisë italiane, këto para janë përfituar nga aktiviteti kriminal i të akuzuarit gjatë viteve 2002-2003.
 
Paratë e fituara nga Gjoka, ai i ka investuar në pasuri të patundshme. duke ndërtuar kompleksin tregtar dhe godinën e shërbimit. Kompleksi tregtar ndodhet pranë rrugës së vjetër nacionale Tiranë- Durrës. Ky kompleks është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Gjokës, në kuadër të ligjit Antimafia.
 
Për këtë qëllim, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka hapur një procedim me qëllim identifikimin e të gjitha pasurive të dyshuara si të investuara apo fituara nga aktivitetet kriminal.
 
Prokuroria e Durrësit konstaton se ai i ka investuar në ndërtimin e këtyre dy objekteve me qëllim me qëllim fshehjen e mbulimit të natyrës, burimit të paligjshem të këtyre parave. 

Pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda 
Dy godina kompleksi me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, 
Objekt ne dy kate me sipërfaqe prej 4286.47 m2 
2 kate+podrum”, me sipërfaqe prej 1247 m2 
Objekt 710 m2- të ndodhur në Xhafzotaj Durrës;
 
Njoftimi i Prokurorisë së Durrësit
Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Dashamir Gjoka, të akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale…” pasi, në bazë të veprimeve proceduriale, i pandehuri akuzohet se ka krijuar asete pasurore me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve në Itali dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
 
Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria e Durrësit konstaton se i pandehuri Gjoka ka krijuar në Shijak kompleksin “Gjoka”, si edhe një Godinë Shërbimi 2 kate, pasi është dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që është në gjykim për një tjetër çështje për trafik lëndësh narkotike.
 
Në bazë të akteve të siguruara nga ana e autoriteteve italiane, i pandehuri Gjoka ka siguruar shuma të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të femrave për prostitucion, si edhe nga trafikimi i lëndës narkotike heroinë në sasira të mëdha, vepra penale të kryera gjatë viteve 2002-2003.
 
Pas veprimtarisë kriminale në Itali, i pandehuri Gjoka ka investuar në prona të paluajtshme në Shqipëri, duke ndërtuar kompleksin tregtar dhe godinën e shërbimit. Prokuroria e Durrësit konstaton se ai i ka investuar në ndërtimin e këtyre dy objekteve  me qëllim me qëllim fshehjen e mbulimit të natyrës, burimit të paligjshme të këtyre parave.
 
Gjithashtu për këtë, ai ka përdorur edhe përdorimin e linjës së kredisë e më konkretisht ajo e vitit 2009, por që gjithsesi nga përllogaritjet rezulton se ka qenë e pambuluar duke përdorur kështu paratë e përfituar nga kryerja e veprave penale për të justifikuar në vazhdim se këto kredi merreshin me qëllim kryerjen e investimeve për kompleksin. 
 
Pra, nga sa më sipër, për Prokurorinë e Durrësit, rezulton se i pandehuri Dashamir Gjoka ka kryer disa herë veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale – kështu në formën e fshehjes apo mbulimit të natyrës së së pasurisë produkt i veprës penale, pasi nëpërmjet parave të përfituara nga krimet e kryera ka ndërtuar deri në vitin 2006 dy godina – kompleksi me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, sipërfaqe ndërtimi 2012.7 m2, me sipërfaqe prej 4286.47 m2 që është sipërfaqe për ushtrim aktiviteti dhe godina e Shërbimi 2 kate+podrum”, me sipërfaqe prej 1247 m2 e sipërfaqe ndërtimi 710 m2 – të ndodhur në Xhafzotaj Durrës;
 
Këto pasuri, aktualisht, janë të sekuestruara edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të hetimit pasuror që ka nisur në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja