Durrës, bllokohen 621 kg
drogë, e fshehur në kamion

DURRES- Një sasi prej 621 kg kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin detar të Durrësit. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në pjesën e pasme të kamionit me targa SH 0205 A.

Zëdhënësja e policisë së Durrësit sqaron se lënda narkotike është sekuestruar rreth orës 22. 30 minuta të mbrëmjes së të martës në terminalin e portit detar.

“Automjeti në pronësi të Aldoid Gjonit, 33 vjeç, banues në Tiranë do të udhëtonte drejt Italisë me një nga linjat e trageteve. Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kamionit është gjetur lënda narkotike e cila ishte paketuar në 298 pako dhe ishte mbuluar me plasmas të zi. Policia bëri arrestimin në flagrancë të pronarit të kamionit” – informon zëdhënësja e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, dy celularë, 3500 euro, dhe 300 mijë lekë të reja. 33 vjeçari akuzohet për “trafik lëndësh narkotike”. Operacioni i mbrëmshëm ( 24 janar) u krye nga strukturat e seksionit kundër narkotikëvee në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit si dhe Shërbimet e Drejtorisë Rajonale kufitare.

Vetëm brenda janarit, së bashku me operacionin e policisë të 9 janarit, në terminalin e portit të Durrësit janë sekuestruar gjithsej 823 kg në kanabis dhe 10 kg heroinë. Ndërsa në tre operacionet e fundit sasia e lëndës narkotike të sekuestruar arrin në më shumë se 1. 5 ton.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?