DURRES- Policia e Durrësit deklaron se brenda sasisë prej 202 kg të sekuestrues një natë më parë është zbuluar dhe 10 kg heroinë. Droga është zbuluar kur autorietet policore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit po peshonin lëndën narkotike.
Droga e mbështjellë në pako ishte fshehur në tavanin e kamionit me targa gjermane AA GL 777, i cili përgatitej të nisej me traget nga Durrësi drejt portit të Barit (Itali).
Kamioni do të udhëtonte me një nga tragetet e linjave drejt Portit të Triestes Itali. Droga ishte paketuar në 20 pako te mbeshtjella me natriban me peshë totale 10 kg e 164 gram lëndë e cila dyshohet të jetë Heroine si dhe 201 pako me peshë 202 kg e 108 grame lëndë që dyshohet si e llojit Kanabis Sativa.
Policia arrestoi mbrëmjen e djeshme drejtuesin e kamjonit Tushemir Lleshaj, 29 vjec nga Fushë Kruja, dhe bllokoi automjetin me lëndën narkotike.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për evidentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku narkotikësh drejt shtetit fqinjë.
Pak ditë më parë një tjetër sasi droge prej 797 kg kanabis u sekuestrua në portin e Durrës. Droga u bllokua më 26 dhjetor 2011, dhe kishte destinacion Italinë.
(ne foto droga e sekuestruar)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com