DURRËS - Zona simbol e Durrësit,ajo që njihet nga durrsakët si Vila e Zogut, po rikthehet në identitet për shkak të projketeve infrastrukturore që kanë nisur të realizohen aty.Banorët e kësaj zone do të kenë në shërbim të tyre një rrugë sa bashkëkohore aq edhe turistike.
“Rruga e kodër vilës është vetëm fillimi ,pasi shumë shpejt do të rikualifikohet i gjithë parku i kësaj kodre, me më shumë hapësira publike për qytetarët.Gjithashtu do të investojmë në dy projekte të mëdha në këtë zonë turistike si dhe do të ndërtojmë një plazh të ri në Currila”- Ka deklaruar kryebashkiaku aktual dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Vangjush Dako gjatë përurimit të rrugës së Kodër Vilës, një rrugë mjaft e rëndësishme dhe pikë referimi për qytetarët e Durrësit.
Kryebashkiaku Dako deklaroi se kjo rrugë është një premtim i realizuar që i shërben banorëve të lagjes 1 por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.
Ai theksoi gjithashtu se rikonstruksioni i kësaj rruge në bazë të një konceptimi të ri është i rëndësishëm pasi ky është fillimi i rikualifikimit të të gjithë parkut të kësaj zone.
“Punët që kemi bërë në Durrës janë një model sipas të cilit brenda dy viteve do të rikualifikohen të gjitha zonat e Ishmit, Manzës, Sukthit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit që i shtohen Bashkisë së Durrësit”. tha Dako
Më pas kryebashkiaku Dako ka bërë me dije edhe projektet e reja që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.
“Në zonën e Currilave plazhet publike dhe private do të jenë në raportin 50% me 50%, ndërkohë që në këtë zonë vitin e ardhshëm do të ndërtohet një plazh i ri publik ku do të mbushim me rërë një zonë të gjerë rreth 100 metra. Po kështu në zonën turistike do të ndërtohen dy projekte madhore njëri në sheshin përpara portit me vlera të rralla arkitektonike që do të thithë shumë turistë dhe një projekt tjetër do të jetë përpara mauzoleumit të dëshmorëve ku do të ndërtohet sheshi i drejtësisë. Në këtë shesh publik me standarte moderne do të ndërtohen godinat e gjykatës dhe prokurorisë e në qendër të tyre do të jetë mauzoleumi ndërkohë që po aty do të ndërtohet edhe biblioteka e re e qytetit."-tha Dako.
Gjatë mandatit tjetër Durrësi do të përfitojë edhe nga projekti i qeverisë për ndërtimin e 40 shkollave të reja në hapësirën Tiranë-Durrës, projekt nga i cili Durrësi do të përfitojë për të ndërtuar 14 shkolla moderne në të gjithë territorin e bashkisë.
"Ne sot hedhim themelet për Durrësin e vitit 2030 sepse ky është modeli ynë i zhvillimit të qytetit me një vizion të qartë për të ardhmen.Përballë nesh është model i kundërshtarit, model kuturu e pa vizion e ide për qytetin.”-tha Vangjush Dako.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO