Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka përuruar një rrugë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, deri tani me 4 milione dollarë investime në kete zonë.
Kryebashkiaku i Durrësit dhe kandidati i PS-së, Vangjush Dako, gjatë perurimit u shpreh se "Kjo rrugë ka qenë një problem për banorët e zonës, ndaj ne këmi ndërhyrë për të hequr baltën dhe për të rikonstruktuar rrugën në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të Durrësit. Ne do të vazhdojmë me vrull të punojmë në të gjithë zonën e ish- Kënetës apo të Durrësit të ri".
"Kjo është një rrugë modeste në krahasim me investimet e mëdha që kemi bërë në këtë zonë, të cilat deri tani kapin shifrën e 4 milionë dollarëve për të përmirësuar infrastrukturën e të gjithë zonës. Po investojmë fuqishëm në këtë zonë, pasi për ne të gjithë qytetarët si në qendër ashtu edhe në periferi janë të barabartë dhe ne do të punojmë sa më shumë për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre kudo ku ata banojnë. Investime të tilla madhore do të bëjmë në të gjitha zonat e territorit të ri të Bashkisë së Durrësit, në Ishëm, Manzë, Sukth, Rrashbull e Katund i Ri dhe këto zona në vitet në vijim do të ketë një infrastrukturë tërësisht ndryshe nga ajo e tanishmja", është shprehur Dako.
Rruga Polumbari është rikonstruktuar me një fond prej rreth 5.2 milion lekësh dhe janë kryer punime në kanalizime, trotuare prej 735 m2 dhe një sipërfaqe e asfaltuar prej 1660 m2 dhe gjerësi 5.5 metra. /atsh/
/Shqiptarja.com