Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e një 21-vjecari, pasi dyshohet se i ka vjedhur 60 mijë euro shokut të tij.
Sipas 41-vjecarit Artan Mehmeti shoku i tij Klajdi Omeri, i ka vjedhur 60 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 5, në Durrës.
41-vjeçari ka deklaruar se ka qenë bashkë në mjet me 21-vjeçarin dhe në momentin që ai ka dalë nga mjeti për pak kohë, I riu i ka vjedhur shumën e eurove.
Sipas policisë Artan Mehmeti punon si shofer kamioni dhe pretendon se eurot po ia çonte kunatit të tij, pasi sipas tij, ia kishte borxh.
Ai ka dëshmuar në polici kunati i tij është biznesmen dhe ia kishte marrë lekët borxh.
Mehmeti ka deklaruar në polici vjedhja ka ndodhur gjatë kohës që ai u ndal për të blerë një paketë cigare.
“Ndalova makinën për të blerë një paketë cigare. Kur u ktheva në makinë nuk gjeta as shokun, as paratë”, ka deklaruar Mehmeti.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e disa prej të afërmve të 21-vjeçarit, por pa mundur të bjerë në gjurmët e tij. Për rastin është njoftuar edhe policia kufitare.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com