DURRES - Morën peng dhe gjobitën shokun e tyre me 2 mijë euro në këmbim të jetës, Prokuroria e Krimeve të Rënda i drejtohet gjykatës për të dënuar dy të rinjtë Ilirjan Toshi dhe Flamur Popoçi nga fshati Rrushbull i Durrësit.
Dy të rijtë e prangosur më 22 gusht të këtij viti sipas hetimeve rezultojnë të jenë përgjegjës për kërcënimin me jetë që i kanë bërë tregtarit të fruta-perimeve Florenc Ruçit.
Hetimet e Prokurorisë kanë nxjerë në pah se fillimisht dy të rinjtë e kanë keqtrajtuar Florenc Ruçin e pasi e kanë mbajtur për 1 orë peng i kanë kërkuar 6 mijë euro, ndërsa pas 24 orëve vlera e gjobës është reduktuar në 1000 euro.
Në përfundim të hetimeve skema e pengmarrjes e cila nuk është mohuar dhe nga të pandehurit, ka nisur pas një konflikti që Toshi, Popoçi dhe Ruçi kanë patur ndërmjet tyre për një Pazar të pambyllur.
Më poshtë hetimet e zbardhura për ngjarjen e ndodhur:
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në datë 21.08.2014, shtetasi Florenc Ruçi është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe ka bërë kallzim si më poshtë vijon:
Është me banim në fshatin Rrashbull Durrës ku banon në një shtëpi private së bashku me dy prindërit, vëllain dhe motrën. Aktualisht është i vetëpunësuar në lagjen nr. 13 plazh Durrës ku tregton ambulant fruta.
Në dt.18 apo 19 gusht 2014 rreth orës 20.00 ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar vetëm tek dyqani minimarket i vogël, në pronësi të shtetasit B.G. pranë shtëpisë për të blerë një paketë cigare. Pasi mori cigaret nga dyqani është kthyer për në shtëpi, ku sapo është afruar në një kryqëzim pranë fushës së sportit i kanë dalë përpara shtetasit Flamur Popoçi dhe Ilirjan Toshi të cilët i njeh mirë pasi i ka komshij në një lagje. Flamuri dhe Ilirjani ishin në këmbë dhe sapo u afruan shtetasi Flamur Popoci i drejtohet duke i thënë “që ku je kemi gjithë ditën që të kërkojmë” . Florenci i përgjigjet “që kam qenë në shtëpi dhe në punë”. Flamuri vazhdoi duke i thënë që po pret burri i huj të cilit i kanë humbur 6000 (gjashtëmijë euro) pa përmendur emër se cili ishte ky person. Më tej Florenci i thotë “që nuk e di se për çfarë po flisni”.
Pas kësaj bisede Flamuri bashkë me Ilir Toshin filluan që ta godisnin në pjesë të fytyrës me grushta e shpulla si dhe me shkelma nga këmbët e brinjët. Ne këte moment Ilirjani i mori me forcë telefonin tip Samsung.
Gjithashtu në momentin që po e qëllonin i kanë thënë se “ti ja ke blerë H.H”, ndërsa Florenci u thoshte “nuk ja kam blerë unë pasi nuk kam lekë të blej makinë për vete jo për H.H”. Sqaron se H.H është një shok i tiji rreth 23 vjeç që jeton në një lagje me Florencin.
Pas kësaj, Flamuri së bashku Ilirin nxorrën nga xhepi nga një bicak dhe duke ja drejtuar Florencit e kërcënuan që të shkonte me ta në plazh. Pas kësaj Florenci bashku me Flamurin e Ilirin u nisën në këmbë nga Rroshbulli për në plazh duke ecur në linjën hekurudhore. Florenci tentoi që të largohej prej tyre, por ata e kapen nga krahët dhe e detyruan që të vazhdonte rrugën me ta.
Rreth orës 21.00, bashkë me Ilirin e Flamurin dolën në plazh, ecën bregut të detit nga pjesa e quajtur Agip-Ura e Dajlanit deri kur shkuan te hotel C….G…. Aty pasi arriten para hotelit u ulën në plazhin para hotelit secili nga një shezlong plazhi ku aty erdhi dhe një person tjetër, i cili ishte i njohur i Ilirit e Flamurit.
Sipas kallzimtarit roja ishte rreth të gjashtëdhjetave dhe ata e thërrisnin “Xhaje”. Florenci u shtri në shezlong dhe bëri sikur flinte gjumë, ku ndërkohë Iliri e Flamuri u larguan bashkë me xhajen e 2-3 djem të tjerë, u ulën diku rreth 10 metra larg Florencit në një shezlong tjetër. Pasi pa që Iliri e Flamuri u larguan, rreth orës 01.00 Florenci u hoq zvarrë nëpër rërë derisa u largua rreth 100 metra larg e iku me vrap në shtëpi.
Në shtëpi shkoi rreth orës 02.00 ku, i ka shpjeguar mamasë për ngjarjen sipas tij që Ilir Toshi e Flamur Popoci e kishin rrahuar dhe marrë telefonin. Në dt.21.08.2014 në kohën kur ishte në shtëpi, pasi ishte duke bërë disa instalime elektrike, ka marrë aparatin e telefonit të motrës tip Nokia dhe i vendosi numrin e tij të telefonit dhe e ndezi atë rreth orës 10.00. Aty ka parë që i erdhi një thirrje e humbur me numër privat. Pas 15-20 minutash i bie përsëri telefoni me numër privat dhe pasi e hap rezultoi se telefonuesi ishte shtetasi Flamur Popoci, i cili i tha që hajde në plazh dhe sill me vete 1000 euro për person për kokë, pra 2000 euro gjithsej se ndryshe do ti kishte punët keq, pasi do të vinte tek shtëpia dhe do ta vriste. Florenci i tha Flamurit që do të vinte për rreth 30 minuta. Pas kësaj telefonoi tek salla operative nga numri i tij dhe i shpjegoi se çfarë i kishte ndodhur. Punonjësi i policisë i kërkoi që të shkonte në Drejtori të Policisë dhe të merrte takim me punonjësit për të bërë kallzim e ndjekur cështjen në rrugë ligjore. Ka dalë në këmbë nga shtëpia dhe në rrugën e lagjes takoi H.H i cili ishte me makinën e tij “Mercedes Benz” ngjyrë si jeshile e hapur. H. i tha “më kanë thënë Ilirjani me Flamurin që ti ma ke ble makinën”. Florenci i tha që kjo nuk është e vërtetë pasi e kane shpikur ata. Me pas u nda me H.H dhe me një furgon të linjës së Sukthit dhe ka vajtur në Drejtorinë e Policisë Durrës.
Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e organit procedues është autorizuar kryerja e veprimeve simuluese. Me raportin e shërbimit datë 22.08.2014 ka rezultuar se nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore janë dorëzuar paratë shtetasit Florenc Ruçi.
Rreth orës 11.00 janë parë pranë Stacionit të Trenit shtetasit Flamur Popoçi dhe Ilirjan Toshi të cilët po prisnin Florencin në një lokal pranë agjenisë së udhëtimeve Adriatika të cilët më pas janë arrestuar ne flagrancë dhe gjatë kontrollit shtetasit Ilirjan Toshi i është gjetur sasia prej 1000 euro.
Nga hetimi rezulton se deklarimet e të dëmtuarit përputhen me provat e administruara në këtë hetim. Konkretisht me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor datë 23.08.2014 rezulton se tek i dëmtuari Florenc Ruçi janë konstatuar një dërmishje me lokalizime që janë shkaktuar me mjete të forta mbrerëse që nuk kanë shkatuar humbje të aftësisë për punë.
Nga hetimi rezulton se të pandehurit Flamur Popoçi dhe Ilirjan Toshi komunikojnë mes tyre dhe kordinojnë veprimet me qëllim marrjen e parave të kërkuara të dëmtuarit Florenc Ruçi.
Lidhur me telefonin për të cilin i dëmtuari deklaron se i është marrë nga i pandehuri Ilirjan Toshi në bashkëpunim me të pandehurin Flamur Popoçi, rezulton se me shkresën e kompanisë datë 10.12.2014, për numrin e telefonit të përdorur nga i dëmtuari në datën 15.08.2014 dhe në vazhdim, karta e telefonit është përdorur nga aparati i telefonit të sekuestruar Ilirjan Toshit gjë që tregon se është i njëjti aparat i cili ka qenë në pronësi të të dëmtuari, dhe më pas i është sekuestruar të pandehurve Flamur Popoçi dhe Ilirjan Toshi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com