Një 82 vjeçare në Durrës ka humbur jetën pas djegieve të shumta që ka pësuar në trup.

Xheje Stafa, është gjetur e djegur në trup, pranë banesës së saj në fshatin Ardhishtë, Shijak.

Policia bën me dije se 82 vjeçarja ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën.

Shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë Akti i Ekspertimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për ngjarje aksidentale.

xheje stafa digjet ne durres

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com