DURRËS- Një aksident rrugorë ka ndodhur pasditen e sotme në unazën Plepa – Shkozet. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin, ku si pasojë u plagosën katër persona. Sipas policisë mjeti tip Renault me targa Italiane ET 981 DW, me drejtues një 36-vjeçarë me inicialet F.S.  është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 446 BV, me drejtues 29-vjeçarin me inicialet L.H.  banues ne Tiranë.


Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur dy të shoferët e automjeteve si dhe dy pasagjerë, një31 vjeçarë me inicialet S.S pasagjer në makinën ti Benz si dhe një 33-vjeçare me inicialet N.P pasagjere në makinën ti Renault. Ata u dërguan menjëherë për në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk janë zbardhur ende shkaqet që çuan në përplasjen e dy makinave, ndërsa policia po punon për sqarimi ne rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:
Informacion paraprak.

Më datë 09.10.2017, rreth orës 15:45, në unazën Plepa – Shkozet, tek mbikalimi, mjeti tip Renault me targa Italiane ET 981 DW, me drejtues shtetasin F.S. 36 vjeç, është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 446 BV, me drejtues shtetasin L.H. 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Pë pasojë janë aksidentuar drejtuesi I mjetit tip Benz dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit S.S. 31 vjeç, banues në Tiranë dhe P. Xh. 29 vjeçe, banuese në Rrogozhinë dhe pasagjerja në mjetin tip Renault, shtetësia N.P. 33 vjeçe, e cila është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Të gjithë shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



[gallery]24207[/gallery]