DURRËS - Ndonëse OSHE në Durrës ka shtuar pika të reja për shërbimin ndaj klientit, përsëri radhët e gjata të debitorëve vazhdojnë me të njëjtin intensitet si në ditët e para.
Qytetarët ankohen se harxhojnë orë të tëra në radhë për të shlyer detyrimet që kanë ndaj korporatës elektroenergjitike.
OSHE ka hapur sportele të reja pranë zyrave qëndrore të ish Uzina e radiotelevizoreve por përsëri radhët nuk janë evituar, ashtu si edhe ankesat e qytetarëve për mbifaturime.
Dhe ndërsa në Durrës gropa e krijuar ndër vite për shkak të mospagesave të faturave elektrike ka nisur të mbushet,në Krujë situata mbetet problematike pasi ka shumë debitorë që nuk kanë shlyer detyrimet e vjetra.
Ndërsa në krye të listës përsa i përket shlyerjes së detyrimeve qëndron Kavaja e cila është afër shifrës 100 % te shlyerjes se detyrimeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO