Durrës/ 40 punonjëse helmohen në rrobaqepësi, dëshmia e gruas në spital: Patëm të vjella dhe marrje mendsh

40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar këtë të shtunë në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Report Tv raporton se punonjëset janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, ata i janë drejtuar Spitalit të Durrësit.

Sipas gazetarit Artur Korriku, një pjesë prej tyre është ndjerë më mirë dhe është dërguar në shtëpi, ndërkohë që, pjesa tjetër e ngelur e punonjësve po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Nën drejtori i spitalit, Gent Kavaja ka bërë të ditur se dy punonjëse që kanë rezultuar të helmuara, janë dërguar, pas dhënies së ndihmës së parë, në Spitalin e Tiranës. Paraprakisht dyshohet se punonjëset janë helmuar nga kimikatet që kanë përdorur për ngjyrimin e copave. 

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se vetëm 8 punëtore janë ndjerë keq. Sipas saj, nga veprimet paraprake ka rezultuar se marrja e mendve dhe këputja e punëtoreve ka ardhur si pasojë e çmontimit të kondicionerëve,të cilët kanë lëshuar gaz. Policia njofton gjithashtu se pronari i rrobaqepësisë, italian me iniciale G.S. është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një rrobaqepësi në Fllakë, Durrës ku 8 puntorë nuk janë ndjerë mirë dhe shoqëruar në spital ju informojmë se:

Nga veprimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se në ambientet e brendshme të rrobaqepësisë , në një cep kanë qenë disa kondicionerë.

Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për ti nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Gjendje shëndetësore e tyre është përmirësuar, ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është shoqëruar pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian G.S. dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Vijojnë hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
Helmimi i punonjësve të fasonerisë, reagon Inspektoriati: Shkak, gazi i kondicionerëve, pezullohet puna në repart

Pas helmimit të 40 punonjësve të një rrobaqepësie në qytetin e Durrësit, një reagim mbi ngjarjen ka ardhur edhe nga dy inspektorët e degës, Ilimi Tota dhe Arlind Ahmetaj.

Paraprakisht dyshohet se helmimi është shkaktuar nga gazi i kondicionerëve gjatë çmontimit të tyre pasi subjekti do të zhvendosej në një adresë tjetër dhe për këtë arsye inspektorët kanë vendosur pezullimin e punës në këtë repart.

Subjekti ku edhe ndodhi helmimi i 40 punonjësve brenda këtij viti është inspektuar dy herë, njëherë për shkak të një ankesë për të cilën subjekti ishte paralajmëruar dhe për punësimin e një të mituri, për të cilin subjekti është këshilluar.

Për të lexuar më shumë mbi helmimin e 40 punonjësve të fasonerisë në Durrës (LEXO KËTU)

Ora 15:02
Punonjësja e helmuar: Ishim 40 punonjëse me marrje mendsh e të vjella (VIDEO)

Një nga punonjëset e helmuara është shprehur për gazetarin e Report Tv se në të vërtetë janë ndjerë keq 40 punonjëse, e jo 8 sikurse pretendon Policia e Durrësit. E shtrirë në krevat, ajo bëri të ditur se është ndjerë keq teksa po hekuroste.

"Kisha të vjella, kisha kollë, më ranë të fikët"- tha ajo për gazetarin Artur Korriku.

E pyetur edhe për numrin e punonjësve të rrobaqepësisë ku ajo punon, punonjësja dëshmoi se në repartin e hekurosjes, pastrimit dhe të makinave janë 40 punonjëse. Ajo pohoi më tej se në momentin kur gratë filluan të jepnin shenjat e para, u nxorr sëbashku me punonjëset e tjera jashtë rrobaqepësisë, të cilën e përshkruan si të mbyllur e pa ajrosje.

Pyetjes nëse raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në ambientin e saj të punës, ajo refuzoi fillimisht t'i jepte një përgjigje, për të vijuar më pas më fjalinë: "Është hera e parë për mua që punoj në të". 

Ora 14:54
Foto nga Spitali i Durrësit ku jan shtruar punonjëset e helmuara
/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 24/11/2018 16:46

    Po' rrobaqepsia clidhje ka me ngjyrosjen apo i bejne te dyja edhe qepin edhe ngjyrosin ha ha lereni te beje gjith secili punen qe I takon konkluzionet nzirrini ne fund RROBAQEPSI QE NGJYROS ME KIMIKATE VETEM NE SHQIPERI KAM NIGJU

    Përgjigju
  • Ggg: 24/11/2018 15:01

    Bravo Policia e Shtetit se ka fillu te beje edhe rrolin e eksperteve te gazrave..... po ca behet keshtu more po pse kaq budallenj na pandehni qe te thoni keto lloj brockullash??? Per te mbrojtur nje klysh bushtre qe pasurohet ne kurriz te njerezve hallexhinj beheni qesharake..... policia te beje detyren qe i takon jo te na hedhi hi syve per gjithcka ndodh ne kete vend paradoksal........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet