DURRËS- Pak ditë pas vrasjes së Ariela Muratit, nga i dashuri i saj Aldison Belulaj në Tiranë, një ngjarje ka tronditur fshatin Manëz ditën e djeshme ku 26-vjeçari Izmir Allçi ka qëlluar 6 herë me armë zjarri pranë shtëpisë së një 19-vjeçareje.

Ngjarja ka ndodhur pas një njohje në Facebook, ku 26-vjeçari Allçi dhe 19-vjeçarja A. V kanë filluar të komunikojnë sëbashku, por kjo njohje ka sjellë pasoja të rënda pasi djali nga Durrësi ka shkuar pranë banesës së të fejuarit të saj dhe ka qëlluar me armë zjarri duke terrorizuar vajzën dhe familjen e të fejuarit ku ajo qëndronte.

Dyshohet se shkak për këtë veprim të djali është bërë mospranimi i A. V. për ta njohur 26-vjeçarin, banues në fshatin Kuçok, i cili ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje dhe sipas banorëve është problematik në atë zonë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se vajza tashmë ka shkuar te prindërit e saj në Xibër të Burreli dhe pritet që policia të shkojë dhe të marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Nga hetimet e bëra, pranë shtëpisë së të fejuarit të 19-vjeçares janë gjetur 6 gëzhoja dhe 26-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Er.K/Shqiptarja.com