DURRËS- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, Report TV me burime nga Policia, ka ndërtuar skemën se si 41-vjeçari vrau kushëririn e tij, Shaqirin, në shenjë hakmarrje për babanë pas 14 vitesh. Për uniformat blu, ngjarja ka qenë e qëllimshme, nisur nga dinamika, por vetë Myslim Istrefi, autori e ka mohuar në fakt të tillë.
Por si ka ndodhur ngjarja? Në datën 10 tetor rreth orën 15:00, Myslim Istrefi pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme pije alkoolike, po lëvizte me mjetin e tij në rrugën ku banonte ai dhe viktima. Ata banonin rreth 50m larg njëri tjetrit. Teksa lëvizte me makinë, Istrefi ka hasur në rrugë Shaqirin që po ecte në këmbë. Pas disa dhjetëra metrave rrugë, ai ka kthyer makinën dhe e ka zënë Shaqirin rrëzë një gardhi duke e përplasur për vdekje me makinë. Më pas ka ndaluar mjetin dhe ka njoftuar për aksidentin.
Myslim Istrefi dhe viktima Shaqir Estrefin janë kushëri me njëri- tjetrin (ky i fundit ka ndryshuar mbiemrin nga Istrefi në Estrefi). Por 14 vite më parë babai i viktimës kishte vrarë babanë e autorit për motive pronësie e për pasojë që nga viti 2006, familjet nuk flasin me njëri-tjetrin.
Banorë të fshatit apo njerëz të afërm me ta, jashtë kameras, për gazetarin Artur Korriku e kanë përshkruar viktimën si një njeri shumë të rregullt, ndërsa autori si konsumator alkooli. Në banesën e Myslim Istrefi, autorit që prej ditës së shtunë nuk ndodhet njeri.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
25.5%
-
Pak
62.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmia në hetuesi, e ish-zv.drejtorit të Sigurimit: Sjelljet e pahijshme në Durrës të nuses së Mehmet Shehut dhe takimet e dyshimta me të huajt
4 Shkurt, 20:45
-
SPAK mbyll dosjen dhe çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi! I vuri gjobë 10 000 euro një biznesi
4 Shkurt, 11:43
-
Përmbytjet në Durrës, Prefekti për Report Tv: Shkak bllokimi i kanaleve nga mbetjet urbane! Bilanci: 440 familje të përmbytura, 31 u evakuuan
3 Shkurt, 11:12
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në gjendje të dehur, arrestohet shoferi
2 Shkurt, 11:39
-
Përmbytjet në Durrës prekin edhe burgun, 40 të paraburgosur zhvendosen në qelitë e Fushë Krujës
1 Shkurt, 18:20
-
Vendoset eksploziv jashtë banesës së një 51-vjeçari në Nikël! Lënda nuk ka shpërthyer, sekuestrohet nga policia
1 Shkurt, 17:19
-
VIDEO/ Tension në ‘Niko Dovana’, tifozët e Tiranës dhe AF Elbasanit tentojnë përplasjen fizike! Ndërhyn policia
1 Shkurt, 16:54
-
Përndiqte 4 të mitura vazhdimisht, arrestohet 41-vjeçari nga Fushë-Kruja! Në hetim dhe një 35-vjeçar pasagjer në makinën e të arrestuarit
1 Shkurt, 16:11
-
Parku Arkeologjik dhe mozaikët e Durrësit 50 vjet më parë -Kujtimet e teknikut adoleshent, Fred Shuke
1 Shkurt, 14:49
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
-
Durrës/ Kanosi borxhliun për 1200 euro dhe i grabiti makinën, ‘Debt’ prangos 37-vjeçarin e kërkuar! I gjenden drogë dhe municion (EMRI+VIDEO)
31 Janar, 13:11