Anija e peshkimit “Celepia 2” e zhdukur që prej mesnatës së djeshme është marrë peng nga një prej marinarëve të saj, shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam 30 vjeç.
Ky fakt konfirmohet nga policia e Durrësit e cila sqaron se shtetasi egjiptian e ka marrë peng peshkarexhën bashkë me dy peshkatarë shqiptarë, pasi pronari i mjetit, Murat Çelepia, i ka një borxh prej 70 mijë eurosh, të cilin nuk ia ka shlyer.
Adel Mohamed Sallam gjatë paradites së sotme ka marrë në telefon një bashkëkombas të tij që punon në portin e Durrësit dhe i ka pohuar se anija ndodhet pranë portit Alekasandrisë.
Ai ka kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me dy marinarët, nëse nuk i kthehet borxhi prej 70 mijë eurosh.
Zhdukja e anijes “Celepia 2” është denoncuar nga pronari i saj Murat Çelepia, i cili ka pohuar se nuk ka asnjë kontakt me stafin e anijes që prej orës 24:00 të datës 21 qershor.
Veç 30 vjeçarit egjiptian në bordin e anijes ndodhen edhe 2 marinarë shqiptarë, Luan Mema 56 vjec motorist dhe Dhimiter Maja 54 vjeç kapiten e anijes.
Ndërkohë policia Kufitare, sapo është njoftuar për zhdukjen e anijes ka nxjerrë menjëherë në patrullim mjetet lundruese.
Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare janë koordinuar me Rojen Bregdetare. Mjeti lundrues me tre antare në bord ka dalë për lundrim që prej datës 18 qershor dhe vetëm orët e vona të 21 qershorit pjesëtarët e ekupiazhit kanë humbur kontaktet me kapitenerine e portit dhe familjarët. Këta të fundit përmes medias bëjnë apel për gjetjen e të afërmve të tyre.
Sakaq dhe një tjetër anije peshkimi rezultoi e zhdukur për disa orë. Peshkarexha “Qamili” me kapiten Qazim Kodrën për orë të tëra gjatë paradites së sotme ka humbur kontaktet me kapitenerinë e portit të Durrësit. Më vonë është vendosur kontakti dhe rezultoi se anija ndodhej në grykëderdhjen e Bunës dhe nuk kishte asnjë problem.

(FOTO EKSKLUZIVE/Motoristi i peshkarexhës Luan Mema, i cili shihet i lirdhur me zinxhir teksa po mbahet peng nga egjiptiani Adel Mohamed Sallam në peshkarexhë)
Durrës, zhduken dy peshkarexha shqiptare
Dy peshkarexha kishin humbur kontaktet prej 16-orësh në Durrës me kapitenerinë gjë që solli nisjen e kërkimeve në det nga ana e rojes bregdetare dhe policisë kufitare. Anija e peshkimit 'Qamili" u gjet në grykëderdhjen e Bunës dhe tjetra është në ujrat ndërkombëtare, jashtë territorit të vendit, ku dyshohet se është marrë peng nga njëri prej anëtarët e ekuipazhit konkretisht Muhamed Salam për shkak të një borxhi.
Pas më shumë se 3 orë kërkimesh roja bregdetare ka mundur që të lokalizojë njërën prej anijes së peshkimit, konkretisht ‘Qamili” në grykëderdhjen e Bunës, në të cilën fatmirësisht ekuipazhi i përbërë nga tre persona ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, sa i takon anijes së peshkimit, “Çelepia2” në të cilën janë 4 anëtarë të ekuipazhit ku që prej ditës së djeshme nuk kishin arritur që të komunikojnë me kapitenerinë dhe familjarët, dyshohet se është gjetur në ujërat ndërkombëtare jashtë territorit shqiptar. Anija “Çelepia2” nuk është lokalizuar, por po punohet për gjetejn e saj.
Policia e Shtetit është angazhuar në operacion për gjetjen e anijes.
Dispeceri Bujar Bala ka hyrë në komunikime të vazhdueshme edhe me komandën e forcës detare për të nisur kërkimet në det.
Sipas Paulin Ndreut, nga kapiteneria e Durrësit, bëhet e ditur se shkak për humbjen në det janë bërë rrymat detare ndërkohë që ekuipazhi nuk ka mundur që të kontaktojë për shkak të mungesës së valëve.
Dy anijet që humbën kontaktin janë “Qamili’ dhe “Çelepia2” dhe kishin dalë në det në datën 18 qershor dhe ora e daljes në det ka qenë 14:30.
Peshkarexha 'Çelepia2" kishte ekuipazh të përbërë nga 4 persona që janë: Motorrist Luan Mema, Kapiten Dhimitër Malja dhe Marinar tjetër Muahmet Salam, shtetas egjiptian. Ndërsa anija tjetër "Qamili" kishte kapiten Qazim Kodrën.
/Shqiptarja.com

VIDEO